Në ditën e dytë të vitit 2018 në klinikën e Gjinekologjisë në QKUK kanë lindur fëmijët e tyre 22 nëna.
Dy prej tyre kanë sjellë në jetë fëmijë binjakë, shkruan Gazeta Shneta.
Numri total i bebeve të shënuar në raportin e klinikës është 24.
Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një statistikë e rrallë, ku numri sipas gjinisë është i barabartë. Janë 12 djem dhe 12 vajza të lindur në Gjinekologji.
Me operacion cezarian kanë kryer lindjen 6 nëna, ndërsa po aq janë bërë nëna për herë të parë. /Gazeta Shneta/