Shyrete Behluli falënderuese për engjëllin e vogël Këngëtarja Shyrete Behluli para tre ditësh u bë gjyshe. Djali i saj Kushtrimi dhe nusja Learta sollën në jetë një djalë të cilin e pagëzuan Matin.
Kjo gjë pa dyshim që e ka gëzuar edhe këngëtaren. Lumturinë e saj ajo e ka ndarë me njdekësit në rrjetet sociale, ku ka publikuar emrin e nipit. “Faleminderit Zotit, na e fali nje engjell ❤️ , ka shkruar Behluli.
Kujtojmë se çifti Kushtrimi dhe Learta u martuan vitin e kaluar dhe dasma e tyre u komentua shumë në media, kjo falë famës së këngëtares. Kurse prej asaj kohe çifti u bë pjesë e showbizit ku çdo lëvzije e tyre bëhet lajm./21Media