Lindshmëria e lartë, Islami do ta dominojë botën deri në vitin 2075

2017-04-11 në ora 10:01

Numri i foshnjave të lindura nga myslimanët pritet të kalojë atë të të lindurve nga të krishterët brenda dy dekadave, duke e bërë Islamin besimin më të madh në botë deri në vitin 2075.

Sipas një analize të re të Qendrës së Kërkimeve “Pew”, njerëzit me asnjë lidhje fetare pritet të reduktohen si rezultat i rënies së shkallës së tyre të lindshmërisë dhe rritjes së numrit të myslimanëve dhe të të krishterëve.

Analiza sjell ndryshime modeste, por domethënëse demografike në hartën fetare gjatë dekadave të ardhshme, ndërsa popullata në jugun e globit vazhdon të rritet shpejt, ndryshe nga ajo në Europë, që vjetërohet dhe vdes.

Mes viteve 2010-2015, 31 për qind e bebeve të lindura në botë ishin nga prindër myslimanë, ndërsa bebet e lindura nga të krishterët ishin 33 për qind. Por kjo, sipas studimit, do të ndryshojë duke pasur parasysh moshën e re mesatare të myslimanëve dhe shkallën e lartë të lindshmërisë mes tyre.

Mes viteve 2030-2035, një numër më i madh bebesh do të sillen në jetë nga myslimanët, krahasuar me të krishterët, dhe mes viteve 2055-2060, hendeku do të thellohet me 232 milionë lindje mes myslimanëve dhe 226 milionë mes të krishterëve.

Numri i vdekjeve mes të krishterëve në Europë, ndërkohë, i ka lënë ndjeshëm prapa lindjet. Në Gjermani, mes vitit 2010-2015 kishte 1.4 milionë më shumë vdekje sesa lindje mes të krishterëve. Instituti i studimeve “Pew” thotë se, tendenca pritet të vazhdojë edhe në pjesën tjetër të Europës në dekadat që do të vijnë. / Top Channel