Nuk ka vend tjetër si në shtëpi! Është vend i shenjtë, i sigurt dhe i rehatshëm ku ne gëzojmë dhe pushojmë nga aktivitetet e përditshme. Megjithatë, nganjëherë, ndërsa në shtëpi ne gjithashtu ka gjasa të ndihemi të mërzitur dhe plotë me energji negative, pa asnjë arsye të veçantë.
Duke qenë e padukshme, kjo energji është e vështirë të vëhet në pah, dhe kështu është e vështirë për t’u larguar. Por, ndonëse nuk mund të perceptohet nga sytë, personi e ndjen atë pasi reflekton gjendjen e tyre emocionale. Në rast se e ndjeni veten të dëshpëruar, të mërzitur, negativ ose të trishtuar, ka shumë të ngjarë që shtëpia juaj të jetë e rrethuar me ndjenja të këqija të cilat duhet të hiqen njëherë e mirë, transmeton Gazeta Shneta.
Një mënyrë për t’i larguar ato ndjenja të këqija herë pas here është të provoni metodën më poshtë. Është e thjeshtë, efektive dhe e testuar më parë.
Juve do t’iu duhet:
1 gotë (duhet të jetë tërësisht transparente)
uthull të bardhë
Kripë të granuluar
Ujë të pastër
Udhëzime:
Përzieni të gjithë përbërësit në gotën transparente dhe lejeni për 24 orë, mundësisht në zonën ku kaloni më shumë kohë. Është e rëndësishme ta vendosni diku aty ku të tjerët nuk mund ta shohin atë, në mënyrë që të thith energjitë e këqia në mënyrë efektive.