Ministria e Shëndetësisë ka filluar procesin e konsultave publike mbi Koncept Dokumentin për Shëndetin Mendor ndërsa “Linja e Jetës” ka ftuar të gjithë qytetarët që të kontribojnë në këtë koncept dokument përmes regjistrimit të tyre.
Përmes këtij dokumentacioni qytetarët do të mund të informohen për një analizë të gjerë mbi gjendjen e shëndetit mendor në Kosovë. Ndërsa përmes këtij Koncept Dokumenti “Linja e Jetës” në bashkëpunim me qytetarët e Kosovës kërkon që kjo linj të përfshihet në ligj.
“Rekomandimi kryesor që jepet në Koncept Dokumentin për Shëndet Mendor është hartimi i një ligji të ri për shëndet mendor, ku gjithashtu ceken disa pika të rëndësishme të cilat duhet të mbulohen nga ky ligj i ri”, thuhet në njoftimin e
Qytetarët në të gjithë vendin do të mund të kontribojnë në këtë përmes regjistrimit dhe disa hapave të thjeshtë – të cilat janë bërë të ditura përmes një postimi në Facebook nga “Linja e Jetës”. Për katër ditë rreth 100 qytetarë përmes regjistrimit kanë kërkuar që “Linja e Jetës” të përfshihet në ligj.
Si mund të kontriboj?
1. Regjistrohuni në faqen online për konsultime publike: https://konsultimet.rks-gov.net/publicRegister.php
2. Pas regjistrimit, kyçuni në: https://konsultimet.rks-gov.net/login.php?Redirect=/index.php
3.Hyni në faqen për Koncept Dokumentin e Shëndetit Mendor: https://konsultimet.rks-gov.net/vieëConsult.php…
4. Në hapësirën për komente, shkruani këtë shabllon:
Propozoj që në kapitullin 3.3: “Opsioni i tretë – Ndryshimi i politikës ekzistuese” të parashihet gjithashtu funksionalizimi i Linjës Kombëtare për parandalimin e vetëvrasjes. Kjo do të përfshinte:
– Funksionalizimin e numrit 116 123, për ndihma psikologjike për persona me mendime për vetëvrasje ose në gjendje të rëndë psikologjike, ashtu siç parashihet në Rregulloren për Planin Kombëtar të Numeracionit për Rrjetet e Komunikimeve Elektronike në Republikën e Kosovës.
– Për këtë shërbim të mundësohet kontraktimi i personelit përgjegjës për realizimin e shërbimit.
– Të funksionoj kjo linje 24 orë brenda ditës, 7 ditë në javë.
– Të mbikëqyret prej dikastereve përkatës në Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Punëve te Brendshme.
– Fondet për financimin e kësaj linje të sigurohen nga buxheti i përgjithshëm i Republikës së Kosovës.
Personat të cilët kanë nevojë për konsulta me psikolog, mund të kontaktojnë në numrat 0800 12345, papagesë – ‘Linja e Jetës’ ju ofron konsulta./Gazeta Shneta/
“Linja e jetës” për parandalimin e vetëvrasjeve, nuk gjen përkrahje nga Ministria e Shëndetësisë