Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lirohet nga aktakuza ish-drejtori i Emergjencës Dr. Basri Lenjani

Lajme 01/04/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim ka liruar nga akuza për mosdeklarim të saktë të pasurisë Basri Lenjanin, ish-drejtor i  Emergjencës në Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar mbrojtësja e Lenjanit, avokatja Ardita Morina. Ajo ka thënë se sot Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur aktgjykimin.

“Po e ka liru sot gjykata nga akuza”, tha avokatja Morina.

Tutje avokatja Morina tha se arsyet e lirimit nga akuza pritet të dihen kur do t’i dorëzohet palëve aktgjykimi në formë të shkruar.

Gjykata e Apelit në Prishtinë e kishte kthyer në rigjykim rastin ndaj Lenjanit për shkak të veprës penale  “Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i dhuratave, i dobisë tjetër material ose i detyrimeve financiare”.

Ndërkaq Gjykata Themelore paraprakisht e kishte dënuar me 6 muaj burgim dhe me 500 euro gjobë për veprën penale  mos raportim I pasurisë.

Në seancën fillestare të mbajtur më 10 maj 2022  i akuzuari Lenjani është deklaruar i pafajshëm për veprën penale që i vihet në barrë.

Aktakuza e përpiluari nga Prokuroria Themelore në Prishtinë e ngarkonte Lenjanin se në cilësinë e zyrtarit të lartë publik nuk e kishte deklaruar saktë pasurinë për vitin raportues 1 janar deri me 31 dhjetor 2019, në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) /BetimipërDrejtësi

Artikulli paraprakOftalmologu i QKUK-së letër ministrit Vitia: Me një mirënjohje 5 Euro nuk paguhet kursimi 2 milionësh
Artikulli i rradhës Tre benefite që sjell leximi i librave tek fëmijët

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.