Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Oftalmologu i QKUK-së letër ministrit Vitia: Me një mirënjohje 5 Euro nuk paguhet kursimi 2 milionësh

Lajme 01/04/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Oftalmologu i Klinikës së Syve në QKUK Florim Zejnullahu ka shkruar një letër publike për ministrin Vitia ku ka thënë se kursimi i 2 milionë eurove nga mjekët e kësaj klinike nuk shpërblehen me një mirënjohje.

Zejnullahu doli me këtë reagim pas vizitës së ministrit Arben Vitia në këtë klinikë bashkë me ud.drejtoreshën e SHSKUK-së Narqize Arenliu të cilët i ndan edhe një mirënjohje drejtorit të Klinikës Ardian Shabani, shkruan Gazeta Shneta.

Kirurgu i syve ka shprehur poashtu pakënaqësinë e tij në raport me kolegët e tij brenda klinikës të cilët sipas tij kryejnë shumë më pak operacione por paguhen njëjtë sikurse ai që kryen më shumë intervenime.

“Une diten e merkure kam kryer 14 intervenime kirurgjike dhe aspak nuk jam lodhur por eshte lodhur stafi duke bartur pacientet sepse ka shume muaj qe nuk kemi bartes ne Kliniken e Syve. Dhe ske as me ke te flasesh as ku te ankohesh, apo ndoshta per nje puntore qe barte pacientet nga salla ne krevat po u dashka kualifikim superior dhe te tillet nuk po “ekzistojkan” ne Kosove., e dikush shkep pare “100”she te buxhetit si bombone. Nese me nje mirenjohje 5 euro paguan 2 milionshin e kursyer, atehere edhe une po vij nje dite po ta dhuroj nje mirenjohje te tille dhe kthemi bile 1/10 -en e tyre”, ka shkruar Zejnullahu.

Lexoni letrën e plotë të tij:

Leter e hapur per Ministrin e Shendetesise Dr Arben Vitia dhe menaxhmentin e SHSKUK es.

Dje e nenshkrova pagen time ne adminsitraten e Klinikes se Syve, dhe rastesisht e verejta se te terat ishin keqkalkuluar.

Kalkulimi ishte ne rregulle “ligjerisht” por i parregullt ne raport me punen dhe asaj qe trumbetuat dy- tri dite me pare, minister, se dikush paska kursyer 2 milion duke mos referuar pacientet jashte vendi.

Dhe ku eshte benefiti i asaj pune qe ka ndodhur apo e tera varet ne kujdestarin e te shtundes dhe ai do kete pagen me te madhe se 4-5 veta qe kryejne intervenimet me te komplikuara, apo do te vazhdojme me “ krenarine epike” qe buron nga rrenjet e pseudopatriotizmes ne shendetesine kosovare te pasluftes.

Eshte turp i turpit keqkalkulimi i tanishem i pagave ne shendetesi.

Me e marre pagen per 150 euro me shume nje specialist qe se ka bere asnje operacion ne raport me ate qe i ka kursyer shtetit dhe taksapaguesve 150 mij euro per nje muaj … nuk shkruan as ne Kur’an as Bibel as Ungjill , Kanun e Ligj. Kjo eshte turp per te gjithe ndoshta edhe per vet pacientin nese e din qe mjeku i tij eshte i diskriminuar ne kete menyre.

Merrne dhe rishikone kete çeshtje, mos i hyni ne hak profesionistve shendetesor por paguani per punen qe bejne dhe jo me rregulla qe nuk perputhen me lemit tjera dhe as qe kem specifikat njelloj.

Une diten e merkure kam kryer 14 intervenime kirurgjike dhe aspak nuk jam lodhur por eshte lodhur stafi duke bartur pacientet sepse ka shume muaj qe nuk kemi bartes ne Kliniken e Syve.

Dhe ske as me ke te flasesh as ku te ankohesh, apo ndoshta per nje puntore qe barte pacientet nga salla ne krevat po u dashka kualifikim superior dhe te tillet nuk po “ekzistojkan” ne Kosove., e dikush shkep pare “100”she te buxhetit si bombone.

Nese me nje mirenjohje 5 euro paguan 2 milionshin e kursyer, atehere edhe une po vij nje dite po ta dhuroj nje mirenjohje te tille dhe kthemi bile 1/10 -en e tyre!

Ku eshte motivi per pune minister?

Po eshte e vertet qe ne ja kemi kethyer dinjitetin Klinikes se Syve dhe tash me nuk jem si me pare kur Kosova e varfer grabitej nga kirurg nga jashte dhe spitale private me çmime astronomike.

Dhe sot Prishtina eshte me e avancuar se Tirana e Shkupi.

Po kjo po na mban, por edhe ju zgjatjujani doren profesionistve dhe per ta lare dhe veten dil pyeti qytetaret a e meritojme ne qe kursyem kaq shume te paguhemi kaq pak?!

Minister fillo edhe nese e ki turp me “nje euro” performance per nje operacion por mos e le kete çeshtje ne kete menyre.

Me mire nisja me pak.

Ndoshta eshte pak nje euro per nje intervenim ne kardiokirurgji ,e kirurgji kudo, por nje kirurg qe kryen 50-60 intervenime ne muaj te dallohet me 50 euro te pakten ne kete katrahure keqkalkulimi.

E poqese mendoni se intervenimi kirurgjik ka kosto dhe çmim dhe kirurgu te paguhet me %dje atehere askush me sdo punonte privat, por to te rehatoheshin te gjithe, e ne si njerez do shkonim ne shtepi kur shkon krejt dynjaja e pacientet te mos maltretohen me ne kete sistem te brishte bidimenzional.

Minister dikush duhet ta thyej akullin qe “dikush” e ka vendosur per qellime qe dihen tashme, dhe nuk eshte menduar kurre per gjerat reale por vetem per tenderet e mundshem dhe drejtoret e ndegjueshem e servil qe ju pershtaten çdo sistemi, e tash spo gjendet nje i “denje” qe te vendoset ne krye te SHSKUK-es.

Artikulli paraprakMoti për sot
Artikulli i rradhës Lirohet nga aktakuza ish-drejtori i Emergjencës Dr. Basri Lenjani

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.