Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën e specializantëve të cilët do të fillojnë punën në klinikat e QKUK-së.
Rreth 200 specializantë do t’i nënshkruajnë kontratat të hënën më datën 9 nëntor, për të filluar specializimin në klinika.
Specializantët e rinj do të fillojnë specializimin në Anestezion dhe mjekim intensiv, në Mjekësi Emergjente, Kirurgji, Kardiologji dhe degët tjera interne, Gjinekologji, Pediatri, Mikrobiologji, Sëmundje ngjitëse, etj.
Listën e plotë të specializantëve këtu: Tabela-me-listat-e-specializantëve /Gazeta Shneta/