Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme të Qeverisë është marr vendimi për dhënien në shfrytëzim të një pjese të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë.
Ky vendim ka ardhur si pasojë e kushteve jo të duhura të shkollës së kësaj komune.
“S’ka pasur as laborator e as kushte të tjera të domosdoshme për profesionistët shëndetësorë në të ardhmen”, tha Vitia.
Ai u shpreh se ky vendim do të hapë rrugë për edukimin e mirë të këtyre nxënësve në këtë shkollë, të cilëve edhe u uroi suksese.