Mamia Razije, përsëri e kemi afër me këshillat e saja në lidhje me përgaditjen e fëmijeve kësaj rradhe në plazh. Duke pasur parasysh temperaturat e larta zonja Razije i është drejtuar nënave kështu:
Të dashura nana, shumë herë pyetem se çka duhet të ketë me vete në plazh një bebe. Këtë pyetje kryesisht e marr nga nanat që do të bëjnë pushimet për herën e parë me fëmijën e tyre.
Më poshtë po i rradhiti gjërat e domosdoshme që duhet t’i merrni për beben tuaj për pushimet në det.
- Kremin për rrezitje nëse beba është më e madhe se gjashtë muaj.
- Pelenat për not të cilat janë rezistente ndaj ujit.
- Kapelen me ngjyrë të hapur.
- Ujë për beben më të madhe se gjashtë muaj dhe fruta të freskëta që mund t’i shijojnë kohë pas kohe.
- Karrocën e përshtatshme për shëtitje në plazh.
- Lodrat e rërës.
- Papuqe /sandale të përshtatshme nëse fëmija juaj ka filluar të hedh hapat e parë, preferohet që fëmija të ecë edhe në rërë por nëse ajo është e nxehtë apo fëmija nuk e preferon atëherë duhet t’i keni papuqet apo sandalet e përshtatshme me vete.
- Leckat e lagura për pastrimin e bebes në rast të kryerjes së nevojave fiziologjike dhe pelena rezervë.
- Peshkirin e plazhës.
- Për bebet e vogla është ide e mirë që të bleni një pishinë të vogël gome dhe atë ta mbushni me pak ujë deti në mënyrë që edhe më i vogli të freskohet, gjithmonë në kujdesin tuaj të vazhdueshëm.
Listës nuk duhet t’i mungojnë barnat e nevojshme në rast temperature, vjellje apo barkqitje dhe krema për mbrojtje nga mushkonjat. Çantës mund t’i shtohen edhe gjëra të tjera që ju i shihni të arsyeshme t’i merni me vete por këto janë ato baziket të cilat i duhen fëmijës të jetë rehat dhe të kënaqet me plazhin.
Ju uroj pushime të këndshme.
Me dashuri, Razija.