Cristiano Ronaldo, lojtar futbollist ka publikuar imazhin e parë me binjakët e sapoardhur në jetë. Portugezit fëmijët në jetë i solli një nënë surrogate, e cila thuhet se aktualisht gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tash Ronaldo është baba i tre fëmijëve ndërsa është shprehur i lumtur që për herë të parë t’i takoj.
“Jam shumë i lumtur që përfundimisht jam në gjendje të jem me fëmijët e mijë për herë të parë”, ka shkruar sulmuesi në Facebook. Binjakët tani i bashkohen djalit shtatë vjeçar Cristiano Ronaldo Jr.