Këngëtarja e muzikës rap shqiptare, Loredana Zefi, po e luan rolin e një nënë më ndryshe me vajzën e saj të porsalindur.
Loredana, vetëm kohë më parë i dha jetë në Zvicër vajzës së saj të cilën vendosi të emërojë Hana.
Shumicën e kohës së saj të lirë, këngëtarja tani po e kalon me vajzën e saj dhe kjo shihet edhe nga fotografitë e shumta që ajo po poston me Hanën në rrjetet sociale.
Por, disa nga veprimet e Loredanës lënë shumë për të dëshiruar. Shembull është edhe fotografia e fundit që ajo ka postuar në Instagram, ku shihet duke bërë eksperimente me faqet dhe gojën e Hanës. Një gjest që nuk duhet marrë si shembull.
Ndryshe, Hana është fëmija i parë i Loredanës. Ajo është fryt i dashurisë së këngëtares me këngëtarin tjetër të muzikës rap, Mozzik.
Çifti momentalisht po jeton mes Zvicrës dhe Gjermanisë, atje ku po mbajnë shumë koncerte.