Këngëtarja kosovare e cila ka marrë tanimë famë edhe në Zvicër e Gjermani, Loredana Zefi, duket se po ka shumë pak kohë për vajzën e saj të porsalindur, Hanën.
Loredana vazhdimisht po poston fotografi nga udhëtimet e saj në koncerte të ndryshme në Gjermani e Zvicër.
Por, në kohën që po e kalon me Hanën e vogël, po provon që t’ia përshtat stilin e saj të veshjes. Këtë këngëtarja e ka treguar në fotografitë e fundit që ka postuar në rrjete sociale.
Loredana e ka veshur Hanën me stil ‘gangsteri’, teksa vëmendja është te këpucët sportive të bebes të cilat janë të ngjashme me ato që nëna e saj vesh.
Ndryshe, Hana është fryt i dashurisë së Loredanës me këngëtarin Mozzik. Ajo është fëmija i parë i çiftit të famshëm.