Studiuesit e shkollës mjekësore të Universitetit të Minesotës, përcaktuan se barnat e zakonshme të presionit të gjakut, siç është losartan, nuk janë efektive në uljen e shtrimeve në spital për pacientët e sëmurë me tipin ‘COVID të butë’.
Në studimin klinik, pacientëve jo të shtruar në spital të diagnostikuar së fundmi me COVID-19 iu dha losartani ose një placebo dhe u monitoruan për 15 ditë, shkruan MedicalxPress përjcell Gazeta Shneta.
Rezultatet e studimit, të cilat u botuan në EClinicalMedicine, treguan se megjithëse losartani nuk zvogëlon gjasat e shtrimit në spital, barnat nuk duket se përkeqësojnë simptomat e COVID-19 ose nuk kanë ndonjë efekt anësor të rëndësishëm ose të dëmshëm tek pacientët me COVID të butë.
“Bazuar në rezultatet tona, nuk ka asnjë përfitim nga administrimi i losartanit për pacientët e jashtëm të diagnostikuar me COVID-19, por ata që tashmë janë duke marrë barnat për kushtet para-ekzistuese shëndetësore duhet të ndihen të sigurt për të vazhduar atë,” tha Dr. Michael Puskarich, profesor i asociuar në departamentin e mjekësisë emergjente në Universitetin e Minesotës.
Hipotezat konfliktuale që nga fillimi i pandemisë e çuan këtë ekip kërkimor të hetojë losartanin si një mundësi e mundshme e trajtimit.
Ndërsa disa ekspertë besuan se barnat si losartani mund të zvogëlojnë inflamacionin dhe të ndihmojnë personat që infektohen të shërohen më shpejt, të tjerët u shqetësuan se bari mund të përkeqësonte simptomat e COVID-19.
“Duke pasur parasysh lidhjen e SARS-CoV-2 me enzimën ACE2 ka pasur interes të konsiderueshëm kërkimor në dobinë e agjentëve bllokues të ACE dhe AT1R për të luftuar COVID-19. Ky studim ofron pasqyrë për pacientët me COVID-19 të butë, të cilët nuk kërkojnë pranim në spital, se nuk ka asnjë përfitim ose dëm nga agjentë të tillë,” tha bashkë-drejtuesi i studimit Dr. Christopher Tignanelli nga departamenti i kirurgjisë.
I njëjti ekip ka punuar në një provë tjetër për pacientët e shtruar në spital me pneumoni COVID, për të vlerësuar nëse losartani parandalon dëmtimin e mushkërive. Ata kanë përfunduar regjistrimin e pjesëmarrësve dhe aktualisht janë duke analizuar të dhënat. /Gazeta Shneta/