Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Lufta” në OFK: Gjyqi i Nderit e rikthen Jakupin, anëtarët e Kuvendit iniciojnë zgjedhjen e kryetarit të ri

Lajme 21/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Odën e Farmacistëve të Kosovës është duke u zhvilluar një “luftë” për (mos)shkarkimin e kryetarit Arianit Jakupi. Gjyqi i Nderit e ka rrëzuar vendimin për shkarkimin e tij, derisa një grup i anëtarëve të Kuvendit ka iniciuar zgjedhjen e kryetarit të ri.

Arianit Jakupi ka publikuar sot një vendim të Gjyqit të Nderit të Odës së Farmacistëve të Kosovës, me anë të të cilit po pretendon se është rrëzuar vendimi i Kuvendit për shkarkimin e tij në janar të këtij viti, shkruan Gazeta Shneta.

“Sot kam pranuar vendimin nga Gjyqi i Nderit i cili ka aprovuar ankesën time në tërësi duke anuluar kështu si të jashtëligjshëm vendimin për mocionit të mosbesimit i cili ishte thirrur në shkelje statutare dhe ligjore. Dua të falenderoj të gjithë kolegët dhe miqtë që i kanë besuar punës time të drejtë por edhe të gjithë stukturës së OFK edhe nga mandati i kaluar por edhe në këtë mandat. Gjithashtu dua të falenderoj anëtarët e gjyqit të nderit për vendim të paanshëm dhe profesional lidhur me çështjen për të cilën kam bërë ankesën”, thuhet në një postim të Jakupit në faqen zyrtare të OFK-së në Facebook.

Por në anën tjetër 13 anëtarë të Kuvendit të OFK-së kanë iniciuar mbajtjen e mbledhjes së organit më të lartë në këtë organizatë, për të zgjedhur kryetarin e ri.

Në një email që ka siguruar Gazeta Shneta sekretari i OFK-së i ka njoftuar anëtarët e Kuvendit se mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit do të mbahet më 25 mars nga ora 13:00 në Prishtinë.

“Bazuar në statutin e OFK-së, Neni 23 pika 1, kërkojmë nga OFK-ja që të thërras kuvendin e jashtëzakonshëm të OFK me këtë rend dite: 1. Zgjedhja e kryetarit të komisionit qendror të Zgjedhjeve – KQZ; 2. Caktimi i datës për zgjedhjen e Kryetarit të Odës së Farmacistëve të Kosovës”, thuhet në dokumentin e nënshkruar nga 13 anëtarë të Kuvendit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKryhet një operacion i rrallë në Spitalin e Pejës, 67-vjeçares i hiqet masa tumorale
Artikulli i rradhës Intervistë me Dr. Albana Xani: Diagnostikimi dhe trajtimi i Leukemisë akute limfoblastike tek fëmijët

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.