Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Luftë” në mes të Sindikatës së QKUK-së dhe FSSHK-së, përfshihet edhe ish-drejtori i SHSKUK-së

Lajme 17/04/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sindikata e Punëtorëve të QKUK-së dhe FSSHK janë duke “luftuar” për anëtarësinë dhe strukturat në këtë institucion. Në mes është përfshirë edhe ish-drejtori i SHSKUK-së Curr Gjocaj.

Ish-drejtori i SHSKUK-së Curr Gjocaj është emëruar kryetar i Këshillit iniciues pranë Shoqatës Sindikale të QKUK-së, nga kryetarja e FSSHK-së Tevide Imeri. Gjocaj e ka një detyrë, që të bëj organizimin e strukturave sindikale në këtë organizatë, shkruan Gazeta Shneta.

“Këshilli i emëruar pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës obligohet që të bëjë organizimin e strukturave sindikale me qëllim të funksionalizimit të Shoqatës Sindikale pas përjashtimit të Kryetarit dhe Kryesisë së deritanishme të kësaj Shoqate”, thuhet në këtë vendim.

Për këtë qëllim Gjocaj ka dal me një ftesë publike për kolegët e tij në QKUK që të anëtarësohen në sindikatë përmes platformës E-Kosova.

“Bëj ftesë publike për anëtarësim në këtë organizim sindikal  që të vetmin qëllim ka mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve shëndetësor dhe të gjitha shërbimeve mbështetëse në sektorin e shëndetësisë”, thuhet në postimin e Gjocajt.

Por kundër Gjocajt kanë dal dy përfaqësues të vjetër të kësaj sindikate, kryetari Xhemajl Selmanaj dhe nënkryetari Agron Kryeziu.

I pari, Selmanaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj Gjocajt duke thënë se po joshet nga të mirat materialet të krijuara nga pagat e punëtorëve. Madje e ka ofenduar duke e quajtur “kloun”.

“Dr. Curr Gjocaj, nuk të ka hije rroli i kllounit! Banda që të ka përzgjedhur po tenton ta shkatërroj organizimin sindikal për të cilin u dha mund që të bëhej i fortë ashtu siq ishte! Ndoshta joshja me të mirat materiale të krijuara nga të ardhurat e punëtorëve me vite të tëra dhe të mbetura grumbull nën menaxhimin e kësaj bande jo legjitime, ju ka turbulluar mendjen!”, thuhet në komentin e Selmanajt në postimin e Gjocajt.

Në anën tjetër Kryeziu ka thënë se këto pretendime janë manipulime.

“Sindikalist të nderuar mos bini pre e manipulimeve të disa individëve për regjistrim në E-Kosova. Vendimin për regjistrim të anëtarësisë në E-Kosova e merr kryesia dhe Këshilli Drejtues i Shoqatës Sindikale të QKUK-së. Për ndërhyrjet në organizimin e Shoqatës Sindikale të QKUK-së do të njoftohet Ministria e MFPT, Inspektorati, Gjykata dhe Krimet financiare”, ka shkruar Kryeziu.

Kujtojmë se para disa javësh kjo sindikatë ka njoftuar për shkëputjen nga FSSHK-ja.

Është bërë gati një vit që kur FSSHK ka zgjedhur kryetaren e re Tevide Imeri. Zgjedhja e saj ishte bërë në një kuvend të dytë, pasi i pari kishte dështuar pas një tollovie që ishte krijuar në kuvend pasi ish-kryetari Blerim Syla pretendonte se po i bëhej e padrejtë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNjihuni me katër llojet e prindërimit
Artikulli i rradhës 39 specialistë kërkohen në Emergjencë për të menaxhuar mbingarkesën e punës, flet drejtori i klinikës Naser Syla

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.