Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

39 specialistë kërkohen në Emergjencë për të menaxhuar mbingarkesën e punës, flet drejtori i klinikës Naser Syla

Lajme 17/04/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Naser Syla
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Më shumë se 93 mijë pacientë janë trajtuar vetëm gjatë vitit 2022 në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërsa 38 mijë prej tyre kanë qenë nga Komuna e Prishtinës, ka njoftuar për Ekonomia Online, drejtori i kësaj klinike, Naser Syla.

Syla ka thënë se vetëm 52 mijë pacientë janë pranuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK, ndërsa pjesa tjetër e tyre kanë mundur të trajtohen nëpër QKMF ose Spitale Regjionale.

Marrë parasysh numrin e madh të pacientëve nga qyteti i Prishtinës, për Sylën është tregues i qartë për nevojën e ndërtimit të Spitalit të Prishtinës.

“Sa i përket vitit të kaluar në Klinikën Emergjente ka qenë shumë e ngarkuar. Nëse flasim për disa standarde që janë të përcaktuara nga OBSh-ja në Qendrën Emergjente që kryhet trajtimi terciar dhe një vend me 2 milionë banorë, maksimumi duhet t’i ketë 20 mijë pacientë brenda vitit. Kurse gjatë vitit të kaluar në klinikën tonë kanë defiluar afër 93 mijë pacientë. Prej një stafi mjekësor nga 23 specialistëve që janë aktualisht dhe prej 18 specializantëve dhe prej 68 teknikëve të kuadrit të mesëm. Pra kjo tregon sa është e ngarkuar Qendra Emergjente”.

“Por çka është një paradoks prej këtyre 93 mijë pacientëve, 38 mijë prej tyre kanë qenë nga Komuna e Prishtinës, që e tregon më së mirë nevojën për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës, tregon sa i mungon Prishtinës spitali i qytetit, ku e dimë që është i vetmi qytet në Kosovë që nuk ka spital, edhe të gjithë pacientët vijnë në QKUK”, u shpreh Syla.

Këtë Klinikë, thotë Syla e vizitojnë edhe pacientë me sëmundje të lehta. Thotë se pacientët kërkojnë të marrin shërbime që jepe edhe nëpër QKMF.

“Është me rëndësi që prej këtyre rasteve që janë prezantuar gjatë vitit, pra pacientë që me të vërtetë kanë pasur nevojë për me ardh në QKUK e që janë pranuar për trajtim të mëtutjeshëm në qendrën tonë, janë afër 52 mijë pacientë, kurse pjesa tjetër nuk kanë pas nevojë me ardh fare nevojë këtu. Këtu vijnë raste të cilat për një trajtim banal, pra për një tension të lartë të gjakut, dhe ka raste kur ne mbesim pa u marr me raste tjera më të rënda sepse atij pacienti ne duhet t’i japim shërbim”.

Syla foli edhe për nevojën me staf shtesë, ku aktualisht i nevojiten edhe 39 specialistë të Mjekësisë Emergjente.

“Në Qendrën Emergjente i kemi 25 specialistë që 23 prej tyre punojnë me ndërrime. Për momentin mua më duhen edhe 39 specialistë të Mjekësisë Emergjente që me mbërri minimumin e standardëve botërore. Sipas standardeve botërore në 100 mijë banorë duhet me qenë 14.9 specialistë të emergjencës, ndërsa ne në 2 milionë banorë i kemi 2.6 specialistë”, thotë Syla.

E sa i përket pajisjeve shëndetësore, Syla thotë se klinika që ai e drejton qëndron shumë mirë. Njëjtë thotë se qëndron edhe me barna esenciale e me aparatura.

“Qendra Emergjente gjithherë ka qenë në nivel të pajisjeve shëndetësore, terapisë dhe listës esenciale, ka qenë në nivel. Çdo ministër që e ka udhëhequr MSh-në primare e ka pas Qendrën Emergjente. Arsyet janë të shumta për nga numri i pacientëve, mandej është faza e parë kur pacienti takohet me një trajtim mjekësor, dhe nëse neve na mungon diçka, atëherë çka më tutje. Kështu që gjithmonë është përpjekur që qendra jonë me qenë në nivel e furnizuar me barna dhe me aparatura. Kemi aparatura të cilat janë vjetërsuar, mirëpo është funksionale”, u shpreh Syla për EO.

 

Artikulli paraprak“Luftë” në mes të Sindikatës së QKUK-së dhe FSSHK-së, përfshihet edhe ish-drejtori i SHSKUK-së
Artikulli i rradhës Nushi: Feja islame është liberale ndaj fekondimit artificial, por nuk e lejon donacionin e spermës

Ju sugjerojmë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.