Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lul Raka: Gjendja në shëndetësi është e vështirë, shqetësuese largimi i mjekëve nga vendi

Lajme 21/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë edhe pas një muaji e gjysmë është duke operuar me ushtrues detyre, shto këtu faktin që kompetencat kryesore për ta drejtuar këtë sektor i ka marrë kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Sa i përket mosemërimit të ministrit të Shëndetësisë, Lul Raka nga IKShPK-ja për Ekonomia Online ka thënë se këtë pyetje duhet bërë politikanëve.

Madje, ai tha se gjendja në shëndetësi është mjaft e vështirë dhe një numër i madh i mjekëve po largohen nga vendi.

“Këtë pyetje bonja politikanëve. Unë skam lidhje me këtë punë. Gjendja në shëndetësi është e vështirë dhe sfiduese. Pa mjekë nuk mbesim. Mjekë do të ketë mirëpo është numër i madh i atyre që ia kanë mësy shteteve të Evropës perëndimore dhe normal që është shqetësim për të gjitha shtetet e rajonit dhe duhet investuar që njerëzit sidomos pjesa më vitale të qëndrojnë dhe punojnë në Kosovë”.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti duhet të investojë që këta njerëz të ndalen, raporton Ekonomia Online.

“Kryeministri duhet të investojë që këta njerëz të ndalen. Te ulet numri i mjekëve duke i stimuluar në punësim, dhe duke krijuar ura të bashkëpunimit me atë që tashmë janë larguar sepse një pjesë e tyre janë jashtë”, u shpreh ai.

Infektologu Raka shtoi se dimri ka viruse të ndryshme, andaj është e nevojshme mbrojtja dhe ruajtja e popullatës, sidomos personat në moshë të shtyrë, raporton EO.

“Me zbatimin e masave parandaluese te cilat tashmë popullata i di. Dimri ka viruse të ndryshme për shkak të sezonës dhe grumbullimit te brendshëm. Fokusi duhet të jetë në mbrojtjen dhe ruajtjen e popullatës të rrezikuar aty që kanë problem me imunitet personat në moshë të shtyrë që kanë sëmundje shoqëruese . Fokusi i mbrojtjes së parandalimit është kjo kategori”, tha Raka./EO/

Artikulli paraprakRikuperimi pas lindjes, gjithçka që duhet të dini
Artikulli i rradhës Nga 14 testime, asnjë rast i ri me COVID-19 brenda 24 orëve

Ju sugjerojmë

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.