Alban Beqiri, 23 vjeçar nga Ferizaj, ndërroi jetë para 3 muajve pas një sëmundje të rëndë.
Vëllai i tij, Elbasani, ka bërë një reagim pas lajmit se ish-kryeministri Isa Mustafa ka udhëtuar për në Gjermani ku po kërkon shërim, shkruan Gazeta Shneta.
Elbasani është lutur që Mustafa të shërohet, por ia ka kujtuar momentin kur ka kërkuar para nga Qeveria për shërimin e vëllait të tij.
“Isë, a tu kujtohet kur më lotë në sy tu lutesha mëm dihmu për vëllaun tim?”, ka shkruar Elbasani.
Ai është lutur që kreu i LDK-së të shërohet dhe të vijë sërish në pozitë e t’i kuptojë më mirë hallet e qytetarëve.
Mustafa ka udhëtuar për në Shtutgart të Gjermanisë për të vazhduar trajtimin. Këshilltari i tij Besnik Berisha, ka bërë të ditur se Mustafa për nevojat e tij është përkrahur edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Lexoni të plotë reagimin të Elbasanit:
Pse spo mjekohet në Kosovë?
Për vite të tera rresht LDK-ja e ka udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë.
Isë më vjenë keq për shëndetin tënd, lutëm të shërohesh!
Isë, a tu kujtohet kur më lotë në sy tu lutesha mëm dihmu për vëllaun timë?
Isë, nuk te lypsha pare mëm dhanë nga xhepi ytë (sepse atyre as ti nuk do ja shohesh hajrin), unë kerkoja zbatimin ligjor për përkrahje financiare për qytetaret e Kosovë në mjekim jashtë vëndit.
Sipas ligjit aktual qe ju e keni bërë, pjesën e shpenzimeve qe nuk mundë ta mbulojë MSH, e mbulon Qeveria e Kosovës.
Isë, as intervencat s’mi pranojshe, as qe dojshe me ndegjuar për at punë bile.
Zoti është i madh!
Dashtë Zoti qe ti të sherohesh plotesishtë, te kthehesh prap në krye te shtetit dhe ti kuptosh hallexhitë!