Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë arritur marrëveshje për koalicionin qeverisës.
Dy partitë janë marr vesh që Vjosa Osmani të bëhet kryetare e Kuvendit të Kosovës, ndërsa Glauk Konjufca ministër i Punëve të Jashtme.
Marrëveshja ndërmjet dy partive pritet të nënshkruhet të hënën para seancës së Kuvendit ku Albin Kurti pritet të votohet për kryeministër.
Marrëveshja është arritur pas më shumë se 3 muajsh nga zgjedhjet parlamentare në Kosovë. /Gazeta Shneta/