Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

LVV në Gjakovë ankohet për emërimin e njerëzve të Kusari-Lilës në Spitalin e Përgjithshëm

Lajme 19/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një shkresë e Kryesisë së Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë ka shpërfaqur ndikimin e Mimoza Kusari-Lilës në emërimet e drejtorëve dhe shefave në Spitalin e Gjakovës dhe në Institutin e Mjekësisë së Punës.

Në këtë letër të publikuar nga Reporteri.net, thuhet se LVV’ja në Gjakovë i ankohen qendres së partisë së Albin Kurtit për përzgjedhjen e drejtorit të Spitalit Rajonal “Isa Grezda”.

“Dr Jeton Zarari është zgjedhur drejtor i Spitalit me mbështetjen e Mimoza Kusari Lilës (kështu thuhet nga mjekët, infermierët dhe vetë drejtori) dhe pas propozimit të dr. Jeton Vorfi (Alternativa-udhëheqës i repartit të emergjencës në Spital)”, thotë shkresa e Kryesisë së LVV’së në Gjakovë.

Madje, aty pretendohet se Vorfi duke “cituar” Kusari Lilën ka kërkuar që të hiqen nga pozitat në këtë spital edhe të dy anëtarët e Këshillit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje, Behare Alija (u.d. e drejtoreshës së Infermierëve) dhe Genc Hoxhaj (udhëheqës i radiologjisë).

“Të dy këta pas shumë presionesh dhe me aprovimin e dr. Jeton Zararit janë hequr nga pozita, njëri me shkarkim e tjetri me konkurs, ku janë zëvendësuar nga shokët e dr. Vorfit, z. Ahma i cili është eksponent i njohur i PDK’së, është zgjedhur në konkursin e fundit udhëheqës i radiologjisë dhe tjetri është zëvendësuar nga z. Pozhegu (U.d. drejtor i infermiereve) i afërm (familjarisht) i Mimoza Kusari-Lilës”.

Tutje, shkresa akuzon Mimoza Kusari-Lilës se si drejtuesja e Alternativës po bashkëpunon ngushtë për punësime me PDK’në dhe deputetin Hajdar Beqaj, duke i lënë jashtë ata të LVV’së.

Një tjetër punësim që e evidenton shkresa është edhe ai i përzgjedhjes së Albert Lilës, drejtor në Institutin e Shëndetësisë “Emin Duraku” në Gjakovë.

Lila që ka qenë edhe kandidat për deputet të Alternatives në vitin 2017, kur ishte në koalicion me LDK’në, është i afërm i Arben Lilës, burrit të Mimoza Kusari-Lilës.

“Në Gjakovë ne si qendër shihemi si të pafuqishëm politikisht dhe shpeshherë asamblistët dhe anëtarët e Kryesisë përballen me shakanë cinike që Lëvizja nuk ekziston, por duhet të ndryshohet emri i logos dhe të bëhet Lëvizja Alternative”, ankohet kryesia e LLV’së në Gjakovë.

Në këtë letër përmenden edhe emërimet në ndërmarrjet publike. Artikullin e plotë mund ta lexoni në reporteri.net.

Kujtojmë se Gazeta Shneta ditë më parë ka raportuar për emërimin e dhëndrit të Kusari-Lilës në Bordin e Ankesave në Agjencinë për Pajisje dhe Produkte Medicinale.

Thellohet skandali: Dhëndri i Kusari-Lilës i emëruar në Bordin e Ankesave, është farmacist përgjegjës në një kompani farmaceutike

Artikulli paraprakMegaqyteti kinez ka lejuar njerëzit me COVID simptomatik, të punojnë si zakonisht në vendet e tyre të punës
Artikulli i rradhës Ndryshimet që mund të pësojnë flokët tuaj gjatë shtatzënisë

Ju sugjerojmë

OBSh: Evropa mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në spitale

20/07/2026 Lajme

Mediat në RMV: Mungesa e shenjave në autostradën e papërfunduar Shkup-Bllacë, fatale për tre kosovarët

20/07/2026 Lajme

AUV apel fermerëve të derrave: Rritni masat e biosigurisë për shkak të rrezikut nga Mortaja Afrikane e Derrave

20/07/2026 Lajme

Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

20/07/2026 Lajme

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

20/07/2026 Lajme

Kanadaja ndalon përkohësisht hyrjen e udhëtarëve nga Kongo, pavarësisht kundërshtimit të OBSH-së

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.