Lynkuet (me substancë aktive elinzanetant) është një ilaç i ri jo-hormonal i zhvilluar nga kompania Bayer, i miratuar për trajtimin e afsheve të nxehta dhe djersitjeve të natës të moderuara deri në të rënda gjatë menopauzës.
Simptomat e menopauzës prekin deri në 80% të grave dhe mund të zgjasin deri në 10 vjet, shpesh duke ndikuar në gjumin dhe humorin, shkruan burimi Very Well Health transmeton Gazeta Shneta.
Për shumë gra që nuk mund ose nuk dëshirojnë të përdorin terapi hormonale zëvendësuese (HRT), Lynkuet ofron një alternativë të sigurt dhe efektive.
Në provat klinike, Lynkuet përmirësoi simptomat brenda një jave tek gratë pas menopauzës të moshës 40–65 vjeç.
Pas 12 javësh, mbi 70% e pjesëmarrëseve raportuan një ulje prej të paktën 50% në shpeshtësinë e afsheve të nxehta.
Sipas Dr. Amy Voedisch nga Universiteti Stanford, Lynkuet është veçanërisht i dobishëm për ato që nuk mund të përdorin ose preferojnë të shmangin HRT.
Efektet anësore më të zakonshme përfshijnë dhimbje koke, lodhje dhe marramendje.
Për siguri, kërkohen teste të funksionit të mëlçisë para dhe pas fillimit të trajtimit. Megjithatë, Lynkuet nuk ndikon në simptoma të tjera të menopauzës, si thatësia vaginale. /Gazeta Shneta/


