Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mamia Razije Musa apelon: Mësoni fëmijët të flasin shqip…

Lajme 27/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mamia Razije Musa ka bërë apel për të gjithë prindërit!

Përmes një postimi në faqen e Facebook-ut, mamia Razije Musa ka shtjelluar një temë të rëndësishme dhe goxha aktuale për ditët e sotme.

Ajo ka shkruar rreth shqetësimit të mospërdorimit të gjuhës shqipe nga fëmijët, shkruan Gazeta Shneta.

Postimi ka marrë edhe komente të shumta nga prindër që janë pajtuar me këtë problmatikë serioze për gjuhën amtare shqipe.

Më poshtë lexoni postimin e plotë:

Të dashura nana uroj të jeni mirë, ju tashmë e dini se unë jetoj në mes të Anglisë, Kosovës dhe Shqipërisë por kudo që po lëvizi po vërrej diçka që nuk po më pelqen.

Fëmijët shqiptarë po flasin më mirë në gjuhën angleze se atë shqipe. Mund të jetë ndikimi i madh i mediave në të cilat janë të ekspozuara apo dëshira e prindërve që fëmijët të mësojnë gjuhën angleze por të vegjlit që po thonë fjalët e para në shumë raste në vend të JO po thojnë NO.

Prandaj është mirë që fëmijëve të ju lexohen përralla në gjuhën shqipe, të shohin filma vizatimor edukues në gjuhën e tyre e të mos ekspozohen shumë ndaj një gjuhë që në jetën e përditshme nuk e flasin.
Arsyeja tjetër pse po shkruaj për këtë temë sot është se shoh fëmijë shqiptarë që jetojnë në vende tjera dhe nuk dijnë asnjë përshëndetje në shqip ta bëjnë si duhet, po flas për fëmijë të rritur që tashmë e kanë kohën dhe kapacitetin për të mësuar disa gjuhë.

Pra në njërën anë në vendet shqipëfolëse po ka barbarizma sepse fjalët shqip po zëvendësohen me ato anglisht në anën tjetër në vendet e huaja shqiptarët po asimilojnë gjuhën e tyre.

Apeli im është që të flasim shqip me shqiptarët, unë personalisht flas gjuhën angleze, serbo-kroate dhe arabe por gjithmonë me fëmijët, familjarët me miqtë shqiptarë komunikoj në gjuhën time.

Prandaj apeloj që t’a respektojmë gjuhën dhe prejardhjen tonë, vetëm ashtu mund të na respektoj bota.

Artikulli paraprakOda e Mjekëve shpall fajtor gjinekologët Ahmet Payasli dhe Hana Çavdërbasha
Artikulli i rradhës Ja pse nuk duhet ta ndalni teshtimën

Ju sugjerojmë

IHMK paralajmëron: Pritet stuhi e fuqishme në të gjithë Kosovën

22/07/2026 Lajme

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.