BLENDERI NUK ËSHTË I MIRËSEARDHUR ÇDO HERË
Shpesh herë, nanat ankohen se pas dy viteve fëmiu nuk hanë tjetër ushqim përveç ushqimit të bluar me blender .
Nuk din me u përtyp. Unë e pyes,, çfarë ka bë nana ime dhe gjyshja që I kanë rrit fëmijët pa blender ?
”Pra, nana të reja disa herë e kam potencuar se, blenderi përdoret deri sa beba nuk ka dhëmbë për të përtypur ushqimin .
Pra, pasi të filloni ta ushqeni bebën 6 muajshe përdorni dy lugë plastike, njërën ia jepni bebës ta mbajë në dorë e tjetrën e përdorni përta ushqyer, kështu e mësoni bebën ta përdorë lugën .
Pasi beba të ketë 4 dhëmbë 2 lart dhe dy poshtë ,filloni ta shtypni ushqimin me pirun që beba të mësohet ta përtyp ushqimin .
Mos i veshni bebave rroba të shtrenjta nëse e ka kohën e ushqimit sepse do të Jeni në panikë se po përlyhet. Mësojeni bebën ta ushqeni në kohë të caktuar.
Gjithsesi vendoseni në karrigën e bebave apo diku tjetër ku ju e keni planifikuar ta ushqeni. Po ashtu poshtë karriges gjithmonë vendosni një musheme për siguri nëse bjen ushqimi.
Ju duhet të jeni plotësisht e relaksuar dhe bebën/ fëmiun ta leni të lirë të ushqehet vetë, pasi që shpesh gabohet nëse vetëm nana e ushqen dhe pastaj lindin ankesat se ,,fëmija nuk po han pa e ushqy unë,, .Unë them ju vet e keni krijuar një fëmi të tillë.
Leni të lirë, mos panikoni nëse nuk e përfundon ushqimin ,mos e ushqeni me zor ,nëse si pëlqen një ushqim largojeni dhe shujtën tjetër pregaditni diçka tjetër
Nëse nuk është i uritur mos I jepni me zorë se e ka kaluar një racion e kte duhet ta përfundoj. Bebat dhe fëmija gjithmonë e ndjejnë shqetsimin e prindve e sidomos nanës .
Asnjiherë mos harroni pas ushqimit ti ofroni ujë ,fëmijëve nga mosha
+ 6 muajshe .
Mësoni sa më herët të pijnë ujë prej gotës apo prej gotës plastike me vrima , adekuate për moshën e femiut.
Me dashuri
Razija