Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Pas Hong Kongut, konfirmohen edhe dy raste të ri infektimit me Covid në Holandë dhe Belgjikë

Lajme 27/08/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dy pacientë evropianë në Holandë dhe Belgjikë janë konfirmuar si të riinfektuar me Covid-19, bazuar në raportimet e mediave ndërkombëtare. Kjo ka shkaktuar shqetësim për imunitetin e njerëzve, në kohën kur e gjithë bota po përballet me luftën kundër pandemisë.

Këto dy raste janë lajmëruar pas atij në Hong Kong që u raportuan të hënën, për një person i cili është riinfektuar me Covid katër muaj e gjysmë pasi ishte shëruar nga infeksioni i parë. Kjo situatë ka sugjeruar se imuniteti tek personat e shëruar mund të zgjas vetëm disa muaj, shkruan nbcnews, transmeton Gazeta Shneta.

Televizioni holandez NOC ka cituar virologen Marion Koopmans, i cili ka thënë se pacienti i riinfektuar është një person i moshuar me sistem të dobët imunitar.

Ndërkaq virologu belg Marc Van Ranst ka deklaruar për VRT se nuk ka qenë i befasuar nga rasti i Hong Kongut. “Për ne nuk ka qenë lajm sepse kemi pasur rastin e njëjtë në Belgjikë”, ka deklaruar ai.

Rasti në Belgjikë është një grua e cila herën e parë ishte infektuar me Covid në mars, ndërsa herën e dytë në qershor. “Ky nuk do të jetë rasti i vetëm. Do të kemi edhe raste tjera dhe ky nuk është lajm i mirë”, ka deklaruar virologu. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMamia Razije Musa: Blenderi nuk është i mirëseardhur çdo herë
Artikulli i rradhës IKSHPK: Gjashtë viktima dhe 141 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.