Recetat për bebet janë të shumta, së fundmi mamia Razije Musa, ka ndarë me të gjitha nënat një recetë për bebet shtatë muajsh e sipër.
Bëhet fjalë për ashtin e viçit apo të lopës, më konkretisht nga lëngu që përfitohet dhe që është i pasur me zink, magnez dhe hekur, shkruan Gazeta Shneta.
‘’Si ta bëni përgatitjen:Kujdesuni që ashtin ta merrni të freskët në mishtore.Konsultohuni me shitësin për prejardhjen e ashtit. Merreni një tenxhere, vendosni perime të llojllojshme (çdo gjë që keni në frigorifer) por duke bërë kujdes që të mos përfshini perime që beba juaj nuk i ka shijuar më herët, në mënyrë që të mos provokohet ndonjë alergji.
E mbushni tenxheren me ujë derisa të mbulohen perimet. Unë përdor hudhër për shije më të mirë ndërsa ju mund të përdorni mëlmesa që janë më të përshtatshme për moshën e bebes, por assesi asnjë lloj të kripës.Koha e zierjes perfekte është 8-10 orë në temperaturë tē ulët ose i lini gjithë natën në tenxhere “sloë cooker”.
Lëngu apo masa e përfituar vendoset në katrore plastike dhe më pas hyn në friz. Keni kujdes, shkruajeni datën kur ka hyrë në friz dhe përdoreni brenda një viti.
Masa tjetër lihet nē frigorifer dhe përdoret brenda 3 dite.Ju e dini që unë nuk kam beba por shpesh recetat e bebave ju bojnë mirë edhe nanave edhe mua hahahaha. Shpesh masën e perimeve e bluaj, e vendos në frigorifer dhe gjatë 3 ditëve kam në dispozicion masën e duhur për një supë perfekte Me shumë dashuri, e JuajaRazija’’./Gazeta Shneta/