Në rrjetin social “Facebook”, mamia Razije Musa ka treguar se kur duhet të dilni në shëtitje me foshnjen tuaj, pas lindjes.
Mamia sugjeron që shëtitjen e parë me foshnjen tuaj ta realizoni atëherë kur ju të ndiheni mirë me shëndet shkruan Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Ajo hedh poshtë çdo mitë, i cili rekomandon daljen pas 40 ditëve.
Mamia tregon se shëtitja me foshnjen tuaj, ju relakson juve dhe foshnjen tuaj.
“Kur ju forcoheni e ndjeheni mirë dilni, ju dhe beba veshuni në përputhje me kohën dhe shijoni kafen në ambient të jashtëm sidomos tash kur erdhi Pranvera.
Mos dëgjoni këshilla nga ata që nuk kanë kompetencë profesionale ta bëjnë një gjë të tillë.”, thotë mamia./GazetaShneta/