Mamia e njohur shqiptare, Razije Musa ka treguar edhe një nga përvojat e bukura që ajo ka kaluar si mami.
Ajo ka zbuluar përmes një postimi në Facebook se ka pasur fatin dhe nderin të përkujdeset për dy fëmijë shumë të dashur për të, Jasper dhe Elizabeth, që nga lindja.
E këta fëmijë kanë kumbar Princin e Britanisë, Harryn, i cili është martuar në një dasmë madhështore muajin e kaluar, përcjell Gazeta Shneta.
Në fotografitë e dasmës ishin pikërisht edhe dy fëmijët e dashur për maminë tonë./gazetashneta