Fëmijët me kohë mësojnë gjëra që do i hyjnë në punë në jetë.
Disa i kapin gjërat më shpejt ndërsa ndonjë fëmije i duhet më shumë kohë për t’u adaptuar me gjërat e reja, përcjell Gazeta Shneta.
E një nga gjërat që ata duhet të mësojnë dhe atë sa më herët që është e mundur, është të veshin këpucët e sidomos t’i lidhin ato, gjë që është më e komplikuar.
Po, një metode shumë të lehtë është duke i vizatuar një palë këpucë në një karton. Pastaj, me ndihmën e gërshërëve i bëni disa vrima të vogla në vendet ku ato vrima zakonisht gjenden në këpucët e vërteta, dhe pastaj i vendosni dy lidhëse përgjatë tyre.
Tani fëmija juaj do ta ketë mundësinë të praktikohet si t’i lidhë këpucët kudo dhe kurdo.