Një foshnje e lindur para kohe, me peshë nën 500 gramë, ka arritur të mbijetojë në Maqedoni, me ç’rast është vizituar nga Ministri i Shëndetësisë të po këtij vendi, Venko Filipçe, në repartin e kujdesit intensiv, pranë Klinikës për sëmundje të fëmijëve.
Siç tha ministri Filipçe, përdorimi i metodave të reja joinvazive dhe ilaçeve rrit gjasat për mbijetesë të foshnjeve me lindje të hershme me peshë të vogël, shkurtohet koha e kaluar në kujdes intensiv, mundësohet bashkim më i shpejtë me nënën, si dhe zvogëlohet mundësia për dëmtimin e dëgjimit dhe shikimit të tyre.
“Sot e vizituam foshnjën e vetme në Maqedoni që ka mbijetuar dhe ka lindur para katër muajsh me peshë nën 500 gramë në javën e 27-të. Janë aplikuar të gjitha metodat dhe pajisjet e reja me përkrahje të Ministrisë së Shëndetësisë dhe partnerëve tanë”, tha Filipçe./Telegrafi/