Shërbimet shëndetësore në sektorin publik në Maqedoninë e Veriut për kosovarët mund të bëhen me tarifa më të ulta.
Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, i cili për këtë çështje ka biseduar me ambasadorin e Kosovës në Shkup Florian Qehaja, shkruan Gazeta Shneta.
Mexhiti dhe Qehaja poashtu kanë biseduar edhe për uljen reciproke të çmimeve të shërbimeve shëndetësore të diplomatëve në të dyja vendet.
Njoftimi i plotë nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë Veriore:
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti, ka zhvilluar sot një takim bilateral me ambasadorin e Kosovës, Florian Qehaja.
Në takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë në të dyja vendet dhe për mundësitë e uljes së tarifave që paguajnë qytetarët e kosovës gjatë përdorimit të shërbimeve publike shëndetësore. Është biseduar edhe për uljen reciproke të çmimeve të shërbimeve shëndetësore të diplomatëve të kosovës në vendin tonë dhe diplomatëve të maqedonisë në Kosovë.