Ministria e Shëndetësisë (MSh), ka njoftuar se së shpejti reparti i Pediatrisë i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës do të jetë në shërbim të qytetarëve.
Sipas njoftimit të MSh-së, ministria e Shëndetësisë, shoqata “Nënë Tereza” dhe “Jetimat e Ballkanit” nënshkruan marrëveshjen për mbështjen financiare që i hap rrugë funksionalizimit të repartit të Pediatrisë të Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë.
Për shëndetin e fëmijëve, në tryezën e bashkëpunimit të këtij shërbimit janë parë së bashku: ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, Kryetari i Shoqatës Humanitare “Nënë Tereza”, (Mynih, Gjermani), z. Shaqir Gashi dhe Drejtori i Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, z. Halil Kastrati.
“Kjo marrëveshje krijon mundësitë që paralelisht me funksionalizimin e repartit të Pediatrisë të Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Ministria e Shëndetësisë të investojë dhe në përmirësimin e kushteve të punës për stafin shëndetësor” thuhet në komunikatën e MSh-së. /Gazeta Shneta/