Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Marrëveshja mes policisë e SHSKUK-së, mbi 3 mijë kontrolla sistematike për policët

Lajme 26/12/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rreth 150% më shumë pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë përfshirë në shërbimet shëndetësore gjatë këtij viti.

Në total, janë kryer 3,078 kontrolle sistematike për policët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si dhe 2,148 kontrolle psikologjike për rekrutët e rinj, raporton EO.

Këto të dhëna u publikuan në konferencën e përbashkët për media nga Policia e Kosovës dhe SHSKUK-ja ku janë prezantuar të arriturat e “Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të PK-së dhe SHSKUK-së, për Shërbime Mjekësore dhe Psikologjike të Personelit Policor dhe Rekrutëve”.

Drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari, theksoi arritjet e marrëveshjes për ofrimin e shërbimeve mjekësore dhe psikologjike për personelin policor dhe rekrutët.

Ai njoftoi për rritjen prej 150 për qind të pjesëmarrësve policorë në shërbimin shëndetësor këtë vit.

“Ajo që është më e veçanta e këtij viti, për 150 për qind kemi shtim të pjesëtarëve policorë në shërbimin shëndetësor. Pavarësisht angazhimit si menaxhment, falënderoj secilin pjesëtarë për shërbimet që kanë bërë. Me të gjitha organet që kemi bashkëpunim, të jenë në gatishmëri për të ofruar këto shërbime edhe në vitet vijuese”, ka thënë Hajdari.

Drejtorja e Shërbimeve Shëndetësore në Policinë e Kosovës, Lindita Kajtazi, theksoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve mjekësore për personelin e Policisë së Kosovës, veçanërisht në ruajtjen e mirëqenies shëndetësore.

“Ofrimi i shërbimeve mjekësore kanë ndikuar në ruajtjen e mirëqenies shëndetësore të të gjithë pjesëtarëve, zyrtarëve të Policisë së Kosovës, ka rëndësi shumë të madhe për mirëqenien e të gjithë të punësuarve të Policisë së Kosovës”.

“Përveç kontrollimit mjekësor sistematik, kemi arritur të realizojmë kontrollimet mjekësore psikologjike për të gjithë aplikantët që kanë konkurruar në Policinë e Kosovës. Janë kryer dhe ekzaminime të zyrtarëve dhe kjo ka ndikuar të bëjmë një identifikim të hershëm të sëmundjeve. E gjithë kjo është arritur falë përkushtimit të përbashkët me një punë të madhe profesionale duke respektuar kodin e etikës”, ka theksuar Kajtazi.

Artikulli paraprakRenovimi i Repartit të Hemodializës në Prizren, Kurti: Kushte më të mira për pacientët dhe stafin
Artikulli i rradhës Oda e Mjekëve të Kosovës hap konkursin për përkrahje financiare të aktiviteteve të edukimit të vazhdueshëm profesional

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.