Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Marrja e acideve yndyrore omega-3 mund të parandalojnë rënien e funksionit të mushkërive

Jetë 27/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Acidet yndyrore omega-3, të gjetura në peshk, burime me bazë bimore dhe suplemente omega-3, mund të parandalojnë rënien e funksionit të mushkërive te individët ndryshe të shëndetshëm.

Në një studim të madh të financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit (NIH), studiuesit shikuan më thellë përfitimet e mundshme të acideve yndyrore omega-3 dhe publikuan gjetjet e tyre në “American Journal of Respiratory and Critical Care Medicine”.

Në mënyrë të veçantë, ata synonin të përcaktonin nëse nivelet e omega-3 në gjakun e një personi ishin të lidhura me shëndetin e mushkërive me kalimin e kohës, shkruan Health News përcjell Gazeta Shneta.

Për pjesën e parë të studimit, shkencëtarët rekrutuan 15,063 pjesëmarrës amerikanë dhe hetuan faktorët e rrezikut për sëmundjet kronike të mushkërive. Pjesëmarrësit nga raca të ndryshme ishin të shëndetshëm dhe shumica nuk kishin shenja të sëmundjes së mushkërive. Mosha mesatare e tyre ishte 56 vjeç dhe gati gjysma ishin femra.

Pas ekzaminimit të të dhënave, ekipi zbuloi se pjesëmarrësit me nivele më të larta të omega-3 në gjak kishin më pak rënie të funksionit të mushkërive. Në mënyrë të veçantë, acidi dokosaheksaenoik (DHA) duket se ka ndikimin më të madh.

Në fazën e dytë të hulumtimit, ekipi analizoi të dhënat nga mbi 500,000 pjesëmarrës nga Biobanka e Mbretërisë së Bashkuar. Ata shikuan shënuesit gjenetikë në gjak për të matur nivelet e omega-3 në gjak dhe i krahasuan me shëndetin e mushkërive të pjesëmarrësve.

Përsëri, rezultatet treguan se nivelet më të larta të omega-3 në gjak ishin të lidhura me funksionin më të mirë të mushkërive.

“Nevojiten më shumë kërkime pasi këto gjetje ngrenë pyetje interesante për studimet e ardhshme në lidhje me acidet yndyrore omega-3 dhe funksionit të mushkërive”, thanë studiesit.

Përveç peshkut, njerëzit mund të marrin omega-3 edhe nga burime të tjera, si suplementet e vajit të peshkut, arrat, fara chia, farat e lirit dhe si dhe ushqimet e përpunuara. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakCDC po përgatitet për një “tripledemi” dimërore në SHBA: Covid-19, gripi dhe RSV
Artikulli i rradhës Barnat për humbje peshe Ozempic dhe Wegovy, çojnë në të vjella ditore dhe paralizë të stomakut

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.