Dy doza të vaksinës Pfizer apo AstraZeneca janë efektive kundër variantit Delta, më shumë sesa kundër variantit më parë dominues, Alpha.
Zyrtarët thonë se vaksinat kanë treguar efektivitet kundër variantit Delta, i cili po mbizotëron në gjithë botën shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU
Studimi i botuar në New England Journal of Medicine konfirmon gjetjet e fundit rreth efikasitetit të vaksinave anti covid të realizuara nga Pfizer dhe AstraZeneca.
Studimi i së mërkurës zbuloi se dy doza të Pfizer ishin 88% efektive në parandalimin e variantit Delta, kurse 67% ishin efektive nga AstraZeneca.
Sipas Shëndetit Publik në Angli, vetëm një dozë e vaksinës anti covid ishte 33% efektive kundër variantit Delta.
Ndërkohë, studimi i plotë tregoi se një dozë e vaksinës nga Pfizer ishte 36% efektive, kurse një dozë e vetme nga AstraZeneca tregoi 30% efektivitet./GazetaShneta/