Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Marrja e përditshme e multivitaminave mund të ngadalësojë plakjen biologjike

Jetë 13/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Marrja e përditshme e suplementeve me vitamina mund të ndihmojë në ngadalësimin e plakjes biologjike, megjithatë ekspertët paralajmërojnë se ato nuk duhet të zëvendësojnë një dietë të shëndetshme dhe aktivitetin fizik.

Një studim i ri sugjeron se konsumimi i një multivitamine çdo ditë mund të ngadalësojë procesin e plakjes biologjike, por shkencëtarët theksojnë se kjo nuk është një zgjidhje e vetme për shëndetin, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Studiuesit zbuluan se përdorimi i një multivitamine për dy vjet e ngadalësoi plakjen biologjike mesatarisht me rreth katër muaj.

Howard Sesso, autor i studimit nga “Mass General Brigham”, në SHBA tha se sot ekziston një interes i madh jo vetëm për të jetuar më gjatë, por edhe për të jetuar më mirë.

Sipas tij, rezultatet e publikuara në revistën shkencore “Nature Medicine”, hapin mundësi për të studiuar ndërhyrje të thjeshta dhe të sigurta që mund të kontribuojnë në plakje më të shëndetshme dhe cilësi më të mirë të jetës.

Shumë njerëz nuk marrin mjaftueshëm mikronutrientë nga ushqimi, veçanërisht jod, vitaminë E, kalcium dhe hekur.

Për këtë arsye, suplementet multivitaminë-multiminerale janë ndër produktet ushqimore shtesë më të përdorura, pasi ato përmbajnë kombinime vitaminash dhe mineralesh që ndihmojnë në plotësimin e nevojave ditore ushqyese dhe në uljen e rrezikut për mungesa ushqimore.

Trupi i njeriut plaket në dy mënyra: përmes moshës kronologjike, që tregon kalimin e viteve, dhe moshës biologjike, e cila reflekton gjendjen reale të organizmit dhe funksionimin e tij.

Mosha biologjike ndikohet nga stili i jetesës, mjedisi dhe gjenetika, dhe matet përmes ndryshimeve kimike në ADN.

Në studim morën pjesë 958 persona të shëndetshëm me moshë mesatare rreth 70-vjeç.

Rezultatet treguan se multivitaminat e ngadalësuan disi plakjen biologjike, ndërsa ekstrakti i kakaos nuk pati ndikim të dukshëm.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se efektet janë të kufizuara dhe se multivitaminat duhet të shihen vetëm si një mbështetje shtesë.

Një dietë e balancuar, e pasur me fruta dhe perime, së bashku me aktivitet fizik të rregullt, mbeten mënyrat më të rëndësishme për të ruajtur shëndetin dhe për t’u plakur në mënyrë të shëndetshme. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakNgjarje e rëndë në Korçë, foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë pasi nëna nuk e ushqeu me gji
Artikulli i rradhës Konstipacioni tek bebet: Simptomat dhe mënyrat e trajtimit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.