Në takimin e mbajtur me Ministrinë e Shëndetësisë, Arben Vitia, kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit prof. Dr. Hysen Sogojeva bashkë me drejtorin e departamentit të sallave të dasmave z. Driton Hoti kanë diskutuar rreth masave anti covid.
Sipas njoftimit nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT), masat e reja priten që së shpejti të fyjnë në fuqi dhe do të vlejnë deri më 13 shtator shkruan Gazeta Shneta.
Këto janë disa nga masat që do të mirren:
-Orari i punës do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30;
-Gastronomia do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme, dhe vetëm 70% të hapësirës;
-Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare;
-Sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura;
-Seminaret dhe konferencat në hapësira të mbyllura mund të mbahen vetëm deri në 30 persona;
-Ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit./GazetaShneta/