Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës me pandeminë në Kosovë, do të mblidhet këtë të enjte për të rekomanduar masat e reja.
Kështu ka deklaruar ministri Armend Zemaj, i cili nuk ka konfirmuar nëse do të ketë shtrëngim të masave.
“Ne bashkë me Instituti e Shëndetit Publik dhe me institucionet e tjera jemi duke e vlerësuar situatën epidemiologjike në vend, nuk kemi ndonjë propozim. Të enjten e kem takimin e Komiteti për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me Covid-19 do ta vlerësojmë situatën pastaj do të vendosim”, tha ai për Arbresh.info.
Mediat kanë raportuar se Qeveria do t’i shtrëngoj masat kundër Covid-19 nga data 8 mars, duke kufizuar lëvizjen për qytetarët dhe orarin e bizneseve.