Masat e reja në Angli kundër përhapjes së koronavirusit kanë prekur edhe ceremonitë e dasmave. Atje mund të marrin pjesë vetëm pesë persona.
“Prifti, dhëndri dhe nusja dhe dy dëshimitarë”, thuhet në deklaratën e Kishës së Anglisë, shkruan metro.co.uk, transmeton Gazeta Shneta.
“Derisa familjarët dhe të afërmit nuk do të lejohen të marrin pjesë në ceremoni, Kisha do të shqyrtoj mundësitë që pjesëmarrjen e tyre ta bëj vritualisht përmes Skype ose platforma tjera, ose të regjistroj video dhe më pas t’ua dërgojë më vonë”, thuhet në njoftimin e Kishës.
Poashtu Kisha ka njoftuar se përveç nuses dhe dhëndrrit, të gjithë të tjerët duhet të mbajnë distancën e rekomanduar.
Në Britaninë e Madhe numri i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në mbi 3200, ndërsa nuk ka raportime për viktima. /Gazeta Shneta/