Në Kinë ku është shfaqur virusi për herë të parë, për të parandaluar përhapjen shteti kishte mbyllur qytetet dhe kishte vënë në karantinë miliona njerëz. Pekini përdori mjetet e mbikëqyrjes dhe vëshgimit masiv për t’i monitoruar lëvizjet e njerëzve dhe për të ndjekur dinamikën e koroanvirusit.
Para ndërtesave u vendosën roje për të mbajtur njerëzit brenda, ndërkaq raportimet kanë shfaqur njerëz të veshur me mjete mbrojtëse duke tërhequr personat e sëmurë nga shtëpitë e tyre për t’i dërguar në karantinë, shkruan Gazeta Shneta.
Por tani situata në Kinë është lehtësuar pasi ka rënë numri i të sëmurëve dhe rrjedhimisht janë hequr edhe masat e rrepta. Por ende nuk dihet nëse ato do të rivendosen në rast se virusi mund të rishfaqet.
Italia është vendi më i prekur jashtë Kinës. I gjithë vendi tani është nën shtetrrethim dhe banorët mund të dalin jashtë vetëm nëse kanë nevojë për ushqim ose ilaçe. Por këtë duhet ta arsyetojë. Ata që nuk i respektojnë masat ndëshkohen me gjobë mbi 220 dollarë ose mund të burgosen për tre muaj. Sipas The Guardian deri më tani janë gjobitur mbi 20 mijë qytetarë.
Mediat kanë raportuar se një burrë italian mund të dënohet me burgim 12 vjet për faktin se ai nuk kishte treguar se është prekur nga koronavirusi. Këtë e kishte bërë pasi dëshironte të kryente një operacion plastik, pas të cilit shumë mjekë dhe infermierë u infektuan.
Spanja gjithashtu po lufton me numrat në rritje të të infektuarve dhe ka vendosur masa të rrepta izolimi ndaj qytetarëve në kuadër të emergjencës kombëtare. Autoritetet spanjolle deri më tani kanë arrestuar të paktën 73 persona dhe kanë gjobitur mbi 3200 të tjerë për thyerjen e rregullave.
Gjobat në Spanjë variojnë nga 658 dollarë deri në 33 mijë dollarë ose katër vjet burg për ata që shkelin ligjet nën situatën e gjendjes së jashtëzakonshme.
Ndërkaq në Francë gjobat janë deri në 148 dollarë dhe për të zbatuar masat e reja shteti ka vendosur rreth 100 mijë policë shtesë nëpër rrugët e qyteteve me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit. /Gazeta Shneta/