Shumë njerëz janë duke vdekur për çdo vit në Gjermani nga ‘praktikat e rrezikshme të masturbimit’, ka zbuluar një studim i ri.
Privimi nga oksigjeni është shkaku më i zakonshëm i këtyre vdekjeve që dëshirojnë të provojnë të ashtuquajturën “orgazma e fundit”, bëhet e ditur nga ekzaminuesi i forenzikës Dr. Harald Voss, shkruan Metro.co.uk, transmeton Gazeta Shneta.
Dy burra janë gjetur të vdekur kohët e fundit në Hamburg, njëri me kokë të mbuluar me një qese plastike dhe tjetri i lidhur me zingjirë në një dhomë të mbushur me poster pornografik.
Gratë gjithashtu konsiderohen si të rrezikuara për të vdekur nga asfiksia autoerotike, megjithëse në studim janë vlerësuar si më të ‘kujdesshme’.
Sipas Dr. Voss thotë se numri është shumë më i lartë i vdekjeve nga ky lloj shkaktari, sesa që është raportuar zyrtarisht. Sipas tij, të afërmit nuk e raportojnë për shkak se ndihen të turpëruar.
Një rast që e vërteton konstatimin e mjekut, është një burrë të cilin nëna e tij e gjeti me dritat e krishtëlindjeve të ngjitura në thithkat e tij, por ajo i hoqi para se të arrinin shërbimet e emergjencës.
Elektroshoku ishte konstatuar shkaku i vdekjes së tij.
Nga viti 1983 deri më 2003 Instituti i Mjekësisë Ligjore në Gjermani ka hetuar 40 viktima ‘autoerotike’ të moshave ndërmjet 13 dhe 79 vjeçare.
Dr. Voss thotë se dëshmitë për një vdekje autoerotike përfshijnë: ekspozimin e organeve gjenitale, kufizimet që mund t’i ketë bërë vet viktima, pasqyra të vendosura afër trupit, qese plastike rreth kokës, pornografi dhe mungesa e një letre vetëvrasjeje. /Gazeta Shneta/