Adnan Gashi – nxënës i klasës së 12-të në shkollën “Hivzi Sylejmani” në Fushë Kosovë, ka nevojë për ndihmë, njofton Klan Kosova.
Ai është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë të syrit dhe i duhet patjetër të bëhet operacion.
Nëna e tij, Etheme Gashi, ka kërkuar ndihmë nga Drejtori i Drejtorisë për Arsim në Fushë Kosovë, për t’a ndihmuar përmes aksioneve që do të organizoheshin nëpër shkollat e komunës së Fushë Kosovës.
Në dokumentin e mëposhtme janë numrat kontaktues për këdo që ka mundësi ta ndihmojë Adnanin.
045/402-408 dhe 045/713-618