Në Qendrën e Paraburgimit në Pejë është realizuar programi psikologjik me temën: “Çrregullimi i Ankthit dhe Trajtimi i Tij”, me qëllim rritjen e vetëdijes dhe njohurive mbi këtë çrregullim, shkaqet, simptomat dhe mënyrat efektive të trajtimit.
Bëhet e ditur se programi u udhëhoq nga zyrtarja për punë sociale/trajnere e programeve, Havë Shabanaj, psikologja Dafina Broqi dhe psikoterapeutja Flora Vishaj.
Programi përfshiu diskutime, ushtrime praktike dhe ndarje përvojash, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes emocionale dhe ndihmës profesionale.
“Pjesëmarrja aktive e të paraburgosurve tregoi rëndësinë e trajtimit të shëndetit mendor në këtë mjedis. Drejtoresha e qendrës, Ardita Blakaj, përkrahu iniciativën, duke e vlerësuar si një hap të rëndësishëm drejt mirëqenies mendore dhe sociale të personave në mbajtje”, thuhet tutje në postimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.




