Shoqata e Kirurgëve Plastik Rekonstruktiv dhe Estetik të Kosovës po mban sot një simpozium dhe ëork shop me titull “Trajtimi i plagës me metoda bashkëkohore Dress and Impress”.
Kryetarja e Shoqatës Dr. Violeta Zatriqi ka falënderuar të gjith pjesëmarrësit nga Kosova, Shqipëria e Polonia. Ajo është shprehur e lumtur për mbajtjen e këtij simpoziumi të parë, shkruan Gazeta Shneta.
Ndryshe, plaga është një sëmundje multidiciplinare dhe një patologji mjaft komplekse, mjekimi dhe trajtimi i së cilës është po aq i vështirë si për kirurgët ashtu edhe për pacientin.
Ndërsa temat që kryesisht do të shtjellohen në këtë simpozium, janë trajtimi i plagëve akute dhe kronike si: Ulçera venoze e këmbës, Shputa diabetike, Plagët decubitale si dhe mbulimi i defekteve të ndryshme me PN (Presion Negativ) si dhe trajtimi i plagës me Vac Aparat.
Gjithashtu do të zhvillohen edhe katër vorkshope si dhe do të ketë transmetim direkt një orë nga spitali i Polonisë me Dr. Marcin Malka. Përparësi e vorkshopeve do të jetë përdorimi i produkteve të avancuara në mjekimin e plagës dhe mbylljen sa më të shpejtë të saj.
Siç njofton Shoqata e Kirurgëve Plastik, vlerat kryesore të këtij simpoziumi janë: Organizimi dhe trajtimi bashkëkohor i plagëve pa kosto shtesë dhe më e rëndësishmja duke e shmangur shtrimin në spital, marrja e njohurive të duhura mbi trajtimin e plagëve akute dhe kronike si dhe këmbimi i përvojave të ndërsjella me ligjëruesit ndërkombëtarë, që do të jenë prezent në këtë event. /Gazeta Shneta/