Ka arritur në 2 mijë numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri ‘Covid-19’, ndërsa rreth 75 mijë persona janë prekur nga sëmundja, 1 mijë prej tyre janë jashtë Kinës.
Ndërkohë në Japoni ka filluar evakuimi i pasagjerëve nga anija “Diamond Princess” pasi u konfirmua se nuk janë të infektuar me koronavirus. Një hap i tillë erdhi pas dy javëve të qëndrimit në karantinë. Megjithatë, ekspertët thanë se kjo masë nuk e parandaloi përhapjen e virusit mes pasagjerëve.
Televizionet japoneze i paraqitjen pamjet e pasagjerëve duke u larguar nga anija të mërkurën në mëngjes. Ata e kaluan pjesën më të madhe të kohës së karantinës të mbyllur në kabinat e tyre.
Autoritetet shëndetësore lokale thanë se rreth 500 pasagjerë pritet të largohen nga anija gjatë ditës së mërkurë, ndërsa 2500 të tjerë në dy ditët e ardhshme. Mediet raportuan se rreth gjysma e pasagjerëve janë japonezë. /Gazeta Shneta/