Mbajtja e kontrollit të ngushtë mbi presionin e gjakut edhe për një periudhë të shkurtër mund të ofrojë përfitime të qëndrueshme për shëndetin e trurit të të moshuarve, zbulon një studim i ri klinik.
Për njerëzit që kanë mbajtur presionin e gjakut rreth 120 sistolik për tre e gjysmë vjet, është raportuar se kishin një rrezik më të ulët për çrregullim të lehtë të të menduarit ose demencë, sipas rezultateve të publikuara së fundmi në revistën “Neurology”, shkruan burimi Health Day përcjell Gazeta Shneta.
“Studimi ynë tregon se kontrolli intensiv i presionit të gjakut është një strategji e rëndësishme për parandalimin e çrregullimeve të të menduarit, një shkak kryesor i humbjes së pavarësisë tek të moshuarit,” tha hulumtuesi kryesor Dr. Jeff Williamson, profesor i mjekësisë gerontologjike dhe geriatrike në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Wake Forest të Karolinës së Veriut.
“Ulja e presionit të gjakut në nivele më agresive mund të përmirësojë cilësinë e jetës dhe të zgjasë jetën aktive për individët me hipertension,” shtoi Dr. Williamson.
Studimi i ri është më i fundit nga një provë klinike historike, e cila në vitin 2015 raportoi se menaxhimi intensiv i presionit të gjakut ul rrezikun për sëmundje të zemrës dhe vdekje me 30% deri në 40% për njerëzit me presion të lartë të gjakut. /Gazeta Shneta/


