Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbetjet plastike shndërrohen tanimë në paracetamol

Jetë 02/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shkencëtarët me ndihmën e baktereve E. coli të modifikuara gjenetikisht, kanë arritur të shndërrojnë mbetjet plastike në paracetamol, një nga ilaçet më të përdorura kundër dhimbjeve në botë. Paracetamoli, i njohur edhe si acetaminofen, deri tani është prodhuar ekskluzivisht nga nafta, por shkencëtarët britanikë nga Universiteti i Edinburgut kanë treguar se ekziston një alternativë më miqësore për mjedisin.

 Hulumtimi i tyre, zbulon se PET plastika, e njëjta që çdo ditë e hedhim në koshat e riciklimit, mund të shndërrohet me ndihmën e baktereve të modifikuara në një ilaç që gjendet pothuajse në çdo shtëpi.

Kjo teknologji bashkon kiminë dhe biologjinë në një mënyrë krejtësisht të re dhe mund të sjellë një revolucion në industrinë farmaceutike, por edhe të ndihmojë në luftën kundër mbetjeve plastike. Si i shndërrojnë bakteret plastikën në ilaç? Gjithçka fillon me PET plastikën, materialin nga i cili prodhohen shumë shishe dhe ambalazhe ushqimore. 

Fillimisht, shkencëtarët e kanë shndërruar plastikën në një substancë të re përmes një procesi kimik dhe më pas e kanë inkubuar me një soj të padëmshëm të Escherichia coli. 

Rezultati ishte befasues. Bakteret, me ndihmën e fosfateve nga vetë qelizat e tyre, kanë nisur një reaksion kimik të njohur si rishpërndarja Lossen, një proces që deri më tani nuk ishte parë në natyrë dhe që zakonisht kërkon kushte shumë të rrepta laboratorike.

Në këtë mënyrë, bakteret nga mbetjet plastike krijuan PABA, një substancë kyçe për rritjen dhe sintezën e ADN-së, të cilën zakonisht e prodhojnë nga burime të tjera. Por këtë herë, shkencëtarët e modifikuan gjenetikisht E. coli që të mos mund të përdorte rrugët klasike, kështu që bakteri u detyrua të “hante” PET plastikën.

Por historia nuk ndalet këtu. Shkencëtarët i shtuan E. coli-s edhe dy gjene të tjera, një nga kërpudhat dhe një nga bakteret e dheut, të cilët mundësojnë shndërrimin e PABA-s në paracetamol. Brenda më pak se 24 orësh, me emisione minimale dhe me efikasitet deri në 92 për qind, PET plastika u shndërrua në ilaç kundër dhimbjeve.

“Kjo është hera e parë që ekziston një rrugë nga mbetjet plastike deri te paracetamoli, gjë që nuk mund të arrihet vetëm me biologji ose vetëm me kimi”-thekson drejtuesi i hulumtimit, profesori Stephen Wallace.

Ai shton se teknologjia është aq efikase, sa që një ditë mund të “thithë” mbetjet plastike nga mjedisi dhe t’i shndërrojë në substanca të dobishme.

Kjo metodë jo vetëm që mund të zvogëlojë sasinë e mbetjeve plastike, por edhe të mundësojë një prodhim më të qëndrueshëm dhe më miqësor për mjedisin të ilaçeve.

Artikulli paraprakSpanja dhe Anglia regjistruan qershorin më të nxehtë ndonjëherë
Artikulli i rradhës Dy të mbijetuarit nga aksidenti tragjik në Pejë, flasin nga QKUK-ja: Janë në gjendje të rëndë

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.