Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se nga 2,967 testime të kryera janë konfirmuar 23 raste pozitive me Covid-19.
Në 24 orët e fundit janë raportuar dy raste të vdekjes nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 114 pacientë e kanë mposhtuar Covid-19, kurse numri i rasteve aktive në vendin tonë është 2,237.
Mes tjerash, është bërë e ditur se përgjatë kësaj periudhe janë administruar 16,942 doza të vaksinës anti covid, kurse 565,799 qytetarë janë vaksinuar plotësisht./Gazeta Shneta/