Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbi 100 persona u infektuan me salmonelë në Evropë

Jetë 03/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një shpërthim i salmonelës i lidhur me petat me erëza ka prekur të paktën 106 persona në 14 shtete evropiane, njoftuan Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore (EFSA) dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Sipas autoriteteve, shumica e të infektuarve janë fëmijë dhe të rinj, ndërsa 49 persona kanë përfunduar në spital për shkak të komplikimeve nga infeksioni.

Rastet janë regjistruar në Austri, Britani të Madhe, Çeki, Danimarkë, Estoni, Francë, Gjermani, Hungari, Letoni, Lituani, Holandë, Norvegji, Poloni dhe Suedi.

Hetimet epidemiologjike kanë treguar se infeksionet në Danimarkë, Estoni, Gjermani, Letoni dhe Lituani lidhen me konsumimin e nudlave me shije të së njëjtës markë.

Autoritetet nuk e kanë bërë publik emrin e markës, por kanë konfirmuar se rastet me bakterin Salmonella Stanley janë lidhur me një prodhues në Ukrainë.

Ndërkohë, kompania Reeva Foods ka bërë të ditur se ka tërhequr nga tregu një seri të nudlave të saj të shpërndara në vendet baltike, pasi u dyshua për praninë e bakterit Salmonella Stanley.

Kompania njoftoi se ka nisur hetime të brendshme, ka kryer analiza laboratorike shtesë dhe po bashkëpunon me autoritetet për zbardhjen e rastit.

Autoritetet evropiane vlerësojnë se masat për tërheqjen dhe rikthimin e produkteve nga tregu do të ulin ndjeshëm rrezikun e rasteve të reja.

Salmoneloza është një infeksion bakterial që zakonisht shkakton diarre, temperaturë, dhimbje barku, të përziera dhe të vjella. Edhe pse shumica e pacientëve shërohen brenda pak ditësh, infeksioni mund të jetë më i rëndë te fëmijët e vegjël, të moshuarit dhe personat me sistem imunitar të dobësuar.

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot
Artikulli i rradhës Rehabilitimi kognitiv mund të ndihmojë pacientët me COVID të zgjatur të kapërcejnë “mjegullën e trurit”

Ju sugjerojmë

Rehabilitimi kognitiv mund të ndihmojë pacientët me COVID të zgjatur të kapërcejnë “mjegullën e trurit”

03/07/2026 Jetë

Foshnjat që ushqehen me gji gjatë gjashtë muajve të parë flenë më gjatë në vitin e parë të jetës

02/07/2026 Jetë

Një analizë e zakonshme e gjakut mund të përshpejtojë trajtimin e një komplikacioni të rrezikshëm të diabetit

02/07/2026 Jetë

Konsumimi i moderuar i kafesë lidhet me rrezik më të ulët për sëmundjet e mëlçisë

02/07/2026 Jetë

Studim: Ushqimet ultra të përpunuara lidhen me ndryshime në trurin e fëmijëve të vegjël

02/07/2026 Jetë

Reagimi i shpejtë i nënës ndaj foshnjës mund të ulë rrezikun e problemeve të shëndetit mendor

02/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.