Mbi 2 mijë fëmijë u mjekuan në Pediatrinë e QKUK-së këtë vit

2017-04-10 në ora 16:24

Në bazë të raportit tremujor të punës, rezulton se Klinika e Pediatrisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pjesë e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ka qenë ndër klinikat më të ngarkuara për nga numri i rasteve të trajtuara.

Sipas raportit zyrtar të kësaj klinike, vërehet vëllim i madh i punës, ku vetëm për këtë tremujor, ka pasur 2123 fëmijë te hospitalizuar, me 14329 ditë mjekimi, në 151 shtretër të kësaj klinike, ku mes tjerash hyn edhe emergjenca pediatrike me 7117 fëmijë që kanë kërkuar mjekim.

Të gjitha këto shërbime janë kanë ofruar në 14 reparte të ndryshme nga 39 pediatër dhe 129 infermier/e, 62 specializantë dhe konsultantët të tjerë.

Sipas reparteve ka qenë ky numër i fëmijëve të hospitalizuar, Reparti neurologji pediatrieke, me 277, hemato-onkologji me 144, gastroenterologji me 324, neefrologji 226, endokrinologji me 177, kujdesi intensiv me 156, kardiologjia me 190 dhe pulmologjia me 307 fëmijë të hospitalizuar.

Statistika tregojnë se në të gjitha ambulancat specialistike të kësaj klinike është bërë punë e madhe, ku në të gjitha janë bërë 5.057 vizita ambulantore.